Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në kuadër të protestave që po zhvillohen në kryeqytet. Përmes një deklarate zyrtare, Kisha shpreh shqetësimin për pamjet e publikuara dhe u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendet e shenjta, duke theksuar se ato nuk mund të shndërrohen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh. “Vendet tona të shenjta asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim. Në përfundim, Kisha Ortodokse bën thirrje për distancim nga dhuna dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button